Zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës mbrëmë kanë kryer kontroll në shtatë objekte hotelerie të Tetovës nga ora 22:00 deri në orën 2:00 ku janë arrestuar katër persona, tre vajza nga mosha 17 dhe 18 vjeçare nga Kosova dhe një djalë i moshës 24 vjeçare nga Shqipëria.
Gjithashtu, në një objekt janë arrestuar dy persona të moshës 25 vjeçare nga Tetova dhe fshati Poroj, te të cilët është gjetur edhe marihuanë.