SPB-Tetovë në Prokurorinë Publike Themelore në Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.H (65) nga Recica e Vogël e Tetovës dhe vëllait të saj S.S (56) nga Bosnja e Hercegovina, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për veprën e kryer penale “vjedhje e rëndë”.
Të dy dyshohen se në periudhën nga 04 deri më 08 Qershor të këtij viti, A.H ka ndihmuar vëllain S.S për të vjedhur 400.000 franga zvicerane nga A.XH (80) nga Recica e Vogël, që ka qenë bashkëshorti i saj, dhe të arratisen në B e H.
Pas denoncimit të rastit në SPB-Tetovë, A.H gjithashtu ka shkuar në Bosnjë e Hercegovinë dhe nga vëllai i saj ka marrë shumën e plotë të parave, pas cka ka udhëtuar në Zvicër.