Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, më datë 19.09.2018 rrethë orës 18 e 30 minuta, në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato,, në afërsi të një shkolle fillore të Tetovës, e kanë vërejtur 29-vjeçarin F.S. nga Tetova, i cili ka qenë duke drejtuar motocikletë, dhe kur janë afruar pranë tij ai ka filluar të ikë, dhe në një moment ka hudhur pistoletën ,,Broving,, të kalibrit 7,65 milimetër dhe me karikues të mbushur me 4 plumba, që e ka poseduar pa leje. Megjithatë menjëherë është kapur dhe privuar nga liria, ku gjatë kontrollit të motocikletës, nën ulsen kanë gjetur edhe një thikë.
Diçka më vonë, është kryer bastisje në shtëpinë e tij, dhe hapsirat ndihmëse të shtëpisë, ku janë gjetur dy peshore digjitale, heroin dhe hashash.
Gjësendet e gjetura dhe marura do të dërgohen në ekspertizë, ndërsa F.S. I cili është mbajtur në Stacionin policorë Tetovë, do të ballafaqohet me padi adekuate, thuhet në raportin e policisë.