Tetovë, paraburgim për punëtorin i cili me gur ka mbytur pronarin nga Holanda

Tridhjetë ditë paraburgim ka marrë S.R. (49) nga Jançishtja e Tetovës, i cili me gurë e ka goditur pronarin e tij nga Holanda, J.M. (59), pronar i fidanishtes “Europlants” në Peljubisht të Tetovës, pas një zënke në mes vete.

Marketing

Pas ngjarjes së mbrëmshme S.R. i cili ishte i punësuar në fidanishte është arrestuar, ndërsa pas marrjes në pyetje në stacionin e policisë, SPB Tetovë ka ngritur deri tek prokuroria padi penale për vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në fidanishte e fshatit Preljubisht, pronë e të ndjerit nga Holanda.

I dyshuari i punësuar në fidanishte i pari ka filluar diskutimin verbal, ndërsa pastaj dhe fizikisht e ka sulmuar punëdhënësin. Pastaj ai me gur e ka goditur mbas kokës me çka i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Marketing