Tetovë, plagoset një ushtar në kazermën “Erebino”

Një i punësuar në kazermën “Erebino” në Tetovë, dje ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar urgjentisht në klinikat e Shkupit.

Marketing

Siç njoftojnë nga MPB, dje rreth orës 14:00 në Stacionin Policor të Tetovës është denoncuar se në objektin ushtarak kazermën “Erebino” rreth orës 11:00, I.A (59) nga Gostivari – i punësuar në ARM, përgjegjës në Departamentin për shkatërrimin e municionit dhe mjeteve shpërthyese, ka marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas MPB-së, derisa I.A, së bashku me B.Z dhe V.Xh, të punësuar në Armatë, kanë vepruar për deaktivimin e inflatorit, I.A ka marrë lëndime të rënda trupore (frakturë) dhe është dërguar në Spitalin e Tetovës, ndërsa më pas në Qendrën Urgjente në Shkup.
Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Marketing