Tetovë/ Prej dy javësh asnjë kovid pacient në spital

Mjeku Gzim Nuredini thot se repartet në spitalin e Tetovës që ishin në dispozicion të Covid qendrës do të kthehen punës normale. Ai kërkon nga qytetarët që të kenë përsëri kujdes dhe te ruan shëndetin e tyre.

Marketing

“Per fatë të mirë afër dy jave nuk kemi pacient të hospitalizuar me Covid në Tetovë. Në ambulant nuk kemi pacient. Ndërkohë, pjesa e lir e ambulantaës që i kishte obligimet si Covid qendër,tani për tani,ato janë planifikuar që ty kryejn obligimet e tyre”, u shpreh njeku nga Covid Qendra në Tetovë, Gzim Nuredini.

Ndërkohë në Qendrën Rajonale për Vaksinim në Tetovë po vijon intensivisht me ciklin e dytë të vaksinimit masiv, deri më tani, siç thonë autoritetet, është kaluar objektivi i këtij punkti dhe janë vaksinuar mbi 30 mijë persona. Ndërkaq janë caktuar edhe 12 mijë termine të reja për vaksinime. Paralelisht po zhvillohet dhe cikli i vaksinimit të personelit në institucione, arsimore, biznes sektorit dhe institucioneve religjioze.