Tetovë, vetëm një person nuk ka respektuar orën policore

Në 24 orët e fundit në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, vetëm një person nga Tetova nuk e ka respektuar, gjegjësisht e ka shkelur vendimin e Qeverisë për përkufizimin e lëvizjeve, për shkak të pandemisë Covid-19.

Marketing

Ndërsa numri i përgjithshëm i personave të cilët gjenden në karantinë shtetërore në rajonin e Pollogut është 372 persona (Tetovë 152 dhe Gostivar 220), kurse me deklaratë të nënshkruar për vetë-izolim gjenden 28 persona (Tetovë 20 dhe Gostivar 8).

Krahas këtyre, janë të regjistruar edhe 201 persona (Tetovë 177 dhe Gostivar 47) me vendim për kontroll dhe mbikëqyrje nga Inspektorati shtetëror sanitar. Kurse gjatë periudhës për të cilën bëhet fjalë, është dorëzuar kallëzim penal kundër një 65-vjeçari nga Gostivari, objekti hotelerik i të cilit më datë 08-prill 2020, gjatë kontrollit të realizuar nga Inspektorati shtetëror i tregut, ka qenë i hapur dhe brenda lokalit i njëjti ka shërbyer klientët me pije.