Përvojat nga vendet e tjera tregojnë rritje të madhe të investimeve të drejtpërdrejta të huaja pas hyrjes në Aleancën e NATO-s. Nëse merret parasysh mesatarja nga pesë vite para dhe pas anëtarësimit të fqinjëve tanë Bullgaria dhe Shqipëria, shihet rritje e disahershme e investimeve të huaja, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski në deklaratë për MIA-n.
“Në Bullgari, investimet e drejtpërdrejta të huaja, analizuar pesë vite para dhe pas hyrjes në NATO, janë thuajse tre herë më të larta, respektivisht 7 për qind në 19,8 për qind nga BPV-ja. Në Shqipëri janë dyfish më të larta, ose nga 5 për qind në 9 për qind nga BPV edhe atë në kohë të krizës ekonomike botërore.
Do të thotë, efektet mund të ishin edhe më intensive. Në Rumuni, gjithashtu ka rritje të lartë prej 2,8 për qind në 7,2 për qind pas hyrjes në NATO, në Çeki prej 3,2 për qind në 7,7 për qind, në Estoni prej 7,5 për qind në 13,5 për qind. Kjo është ardhje e kapitalit të freskët, që krijon fabrika të reja, kapacitete të reja prodhuese, vende të reja pune, prodhime të reja, transmeton know-jow”, thekson Tevdovski.
Siç thekson stabiliteti dhe statusi ndërkombëtar që i sjell anëtarësimi në NATO, ndikojnë në vendimet e investimeve, si tek investuesit vendor, ashtu edhe të jashtëm. Në vendet e reja anëtare të NATO-s vërehet rritje edhe e nivelit të investimeve të përgjithshme. Kështu që, në vendet që u anëtarësuan në NATO në vitin 2004, pjesëmarrja mesatare e bruto-investimeve në BPV janë rritur nga 25 për qind në periudhë pesëvjeçare para anëtarësimit në 31 për qind në periudhën pesëvjeçare pas anëtarësimit.
“Biznesi tek ne kërkonte anëtarësim në NATO dhe kjo është e logjikshme. Vendi do të ketë status më të mirë ndërkombëtar, do të jetë në shoqëri me vendet më të zhvilluara. Për bizneset do të jetë shumë më lehtë të hyjnë, të vendosin lidhje dhe të tregtojnë pas hyrjes në NATO. Në vendet të cilat u anëtarësuan në NATO në vitin 2004, rritja mesatare e eksportit është rritur për 6,8 përqind në periudhën para anëtarësimit në NATO në 11,8 për qind në periudhën pas anëtarësimit në NATO”, thekson Tevdovski.
Ministri i Financave thekson edhe se hyrja në Aleancë do të thotë edhe ulje të rrezikut, që pozitivisht mund të ndikojë në rejtingun kreditor, gjegjësisht e njëjta të rritet.