Shkruan: TetovaSot
” Shqiptari nuk e ka zakon ta shes shqiptarin” është kjo ajo thënia epike e të madhit Ismail Qemali që ngre peshë gjithë zemrat që rrahin shqip. Kohët mund të ndryshojnë, por jo edhe historia shqiptare që në thelb mbetet e njëjta. Shqiptarët shumë gjëra i kanë fituar me sakrifica të mëdha në betejat e përgjakshme, por atë që e kanë fituar në luftëra të ashpra shpesh e kanë humbur më pas nga nxitjet e të tjerëve plot prapaskena e kurthe duke futur inatet mes njëri-tjetrit dhe urrejtjen për kauza të huaja.
Sepse për ta sunduar një popull më parë është ta përçash atë. E diela është afër dhe nëse ka një thënie, një mesazh që të shkojë deri në mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari të madh , pra ai mesazh uniteti si i Ismail Qemalit në filmin “Nëntori i dytë”, është KËRÇOVA.
Ai qytet duhet të mbetet i shqiptarëve dhe kështu do ndodhë edhe kësaj here. Ai është vendi ku nisi çdo lëvizje shqiptare, çdo mision fisnik, çdo qëllim i madh kombëtarë dhe natyrisht ata nuk do lejojnë që Uskana e shtrenjtë të bie në duart e atyre që lëvizën çdo gurrë për ta rimarr.
Uskana nuk është vetëm e Fatmir Deharit, por është më shumë se kaq. Ai qytet është ëndrra e martirëve, ëndrra e çdo atdhetari që e kanë mbrojtur kur ka qenë edhe më keq. Uskana nuk është një qytet inatesh dhe mërish me njëri-tjetrin por është ideali i pastër shqiptarë, një barrikadë që kurrë nuk thyhet aq lehtë sa çmendojnë të tjerët që duan t’ia marrin krenarinë, lavdinë. E diela e fitores së madhe është afër. Ajo është dita e një fitoreje shqiptare atje në vigjilje të festave të nëntorit. Dita mund të bëhet më e shkurtër për një orë por akrepat e fitores do ta bëjnë më të gjatë ditën e fitores .
E hëna Uskanën do ta gjej sërish Kuq e Zi. Tjetër ngjyrë nuk i shkon atij qyteti. Flamujt tjerë nuk e kanë të njëjtën madhështi.
Si ka duruar flamujt politik ai vend. Kurrë Ismail Qemali i madh më parë i bashkoi shqiptarët, edhe ata që ishin të ndarë mbase pa dashje dhe më pas shpalli pavarësinë e një vendi të vuajtur që kishte qenë gjithnjë shënjestra e armiqve për ta copëtuar atë. Duke i përçarë së jashtmi, i kanë sunduar gjithnjë përbrenda, ua kanë marrë lirinë , jetën, çdo gjë. Dhe ja çuditërisht ky amanet më shumë se kurrë i shkon Uskanës sonë shqiptare. Atij qyteti që të dielën me zemër, të dielën pa dallim , bindjesh, feje, ngjyre politike, por të bashkuar ta fitojnë Kërçovën dhe t’ia lënë rrjedhën të ardhmes.
Kërçovaret s’ka mundur kush ti blej kurrë.
Ata e dëshmuan që ditën kur e fituan atë qytet, të pagjunjëzuar, të mobilizuar, të ardhur nga gjithandej për ta mposhtur atë që nuk është shqiptare.
Tani është koha e fitores së tretë, më të madhe nga ç’mund të imagjinohet sepse Kërçova ishte, është dhe do mbetet e shqiptarëve dhe e Fatmir Deharit.
https://www.facebook.com/rami.mislimi/videos/6322591544479533/?t=3