Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që me urgjencë, Kuvendi i Kosovës ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin dhe krimet e Serbisë të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Kjo kërkese e presidentit Thaçi erdhi vetëm një ditë pasi e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi –Goodman, ndau rrëfimin e saj rrënqethës para Kongresit Amerikan në lidhje me keqtrajtimet që iu bënë nga policët serbë.
”Dua të falënderoj mikun e madh të Kosovës të shqipëtarëve kongresistin Eliot Engel që bëri çdo gjë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”.
”Pa Eliot Engel do të ishte i pamundur edhe rrëfimi i Vasfije Krasniqi-Goodman”.
”Sot kërkoj nga Institucionet e Republikës së Kosovës, urgjentisht, që Kuvendi i Republikës së Kosovës të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë dhe gjenodicin e kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë”.