Ballina Lajme Kosovë Thaçi: Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot, fryt i gjakut të dëshmorëve...

Thaçi: Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot, fryt i gjakut të dëshmorëve dhe martirëve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se liria dhe pavarësia të cilën e gëzojnë sot, është fryt i përpjekjeve dhe sakrificës së heronjve dhe dëshmorëve të rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Marketing

Thaçi përmes facebook, këtë dedikim e bëri në shenjë nderimi të të rënëve të Lubeniqit të Pejës, ku forcat serbe masakruan 80 civilë të pafajshëm shqiptarë.

”Njëzet vjet më parë, më 1 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 80 civilë të pafajshëm në Lubeniq të Pejës. Të ballafaquar me humbje të mëdha që po u shkaktoheshin pandërprerë, forcat policore dhe ushtarake serbe nëpër tërë vendin hakmerreshin mbi popullsinë civile shqiptare.

Liria dhe pavarësia që gëzojmë sot është fryt i përpjekjeve dhe sakrificave të shumë gjeneratave, por mbi të gjitha është fryt i gjakut dhe sakrificës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. HTH”

Exit mobile version