Thaçi: Viti i Ri, të sjellë normalitetin e shumëpritur

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka uruar të gjithë shqiptarëve me rastin e festës së Vitit të Ri, duke uruar shëndet, normalitet, mbarësi dhe suksese.
“Ndërsa motet po ndërrohen, uroj që Viti i Ri për juve dhe familjet tuaja të sjellë normalitetin e shumëpritur, gëzime dhe arritje të reja e që të na mundësojë të gjithëve mbarësi dhe suksese.
Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim, ju uroj të gjithë shqiptarëve sa më shumë shëndet dhe mirëqenie në vitin 2021.”, ka nënvizuar Thaçi në urimin e tij.