Presidenti Vuçiq e di shumë mirë që nuk mund të lëviz brenda Kosovës, për çdo rast institucionet e Kosovës do të jenë të gatshme.
Kështu tha president i Kosovës, Hashim Thaçi i cili u pyet rreth deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili kishte urdhëruar ushtrinë që të qëndrojnë në gjendje gatishmërie, pas aksionit policor në veri të vendit.
Në një konferencë për media, presidenti Thaçi tha se aksioni i sotëm në veri është ndërmarrë për të luftuar të keqen dhe se përmes këtij aksioni janë arrestuar zyrtarë e qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme, në mesin e tyre edhe një rus i infiltruar nën petkun institucional.
Në këtë konferencë ai foli dhe për bashkimin kombëtar, ku tha se ai është një ideal kahmotshëm i të gjithë shqiptarëve.