Theu rekord botëror teksa mblodhi 200 mijë njerëz në koncertin në Tiranë, reagon Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka mbajtur koncert në Tiranë me 28 Nëntor.
Ky koncert ishte ishte i fundit në kuadër të turneut “Future Nostalgia”, shkruan lajmi.net.

Marketing

E me këtë koncert, Dua, theu rekord botëror, duke mbledhur 200 mijë njerëz, teksa kaloi edhe ikonën Tina Turner.

Pas kësaj, Dua ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”.

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit dhe duke i dhënë fund në Tiranë, Shqipëri për rreth 200 mijë njerëz ~ shfaqja jonë më e madhe solo EVER ~ në ditën e pavarësisë!!! ~ Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund të kisha imagjinuar me njerëzit më të mëdhenj për ta ndarë atë. FUTURE NOSTALGIA FOREVER.”, ka shkruar Dua.