“Ti rri këtu”, vëllai i Liridonës tregon si ua fshehu Naimi skenarin e vërtetë të vrasjes

Leonard Ademaj, vëllai i 30-vjeçarës Liridona Ademaj e cila u vra të mërkurën, tregoi para Gjykatës Themelore në Prishtinë fjalët e Naim Murselit, bashkëshortit i cili dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij.

Marketing

Ai tha se Murseli i ka thënë se pas grabitjes së inskenuar, ai kinse kishte kërkuar ndihmë.

“Qysh dyert kur u çelën, grabitësi nuk shkon kah pasagjeri, shkon kah shoferi. Tha ka insistu në çantë. Çfarë insistimi, dritarja ka qenë e hapur veç pak”, tha ai.

“Liridona ish kanë në gjendje me jep gjith↨çka për fëmijët”, tha Liridon Ademaj.

Vëllai i të resë e cila u vra mizorisht, tregoi se si bashkëshorti i saj e la të vritej, pasi e orkestroi vetë gjithë ngjarjen.

“Tha kam dashtë me i shpëtu fëmijët, kam shku me kërku ndihmë. S’ma çelke kurrkush derën. Ka dalë një grua në ballkon, i kam thanë ‘thirre policinë’, më ka thënë s’di me i thirrë policinë. Tha kam shku në shitore, i kam thanë a mundet dikush me u kujdes për fëmijët deri t’i thirri policinë. Jo më tha ai unë i thirri policinë. Ti rri këtu se s’bën me shku. Po pse është kah të thiotë ai, ti duhet me shku se e ke gru”, tha Liridon Ademaj para gazetarëve.

“Po shihet që e paska orkestru vetë”, tha ai.

Ai ka thënë se aktualisht fëmijët i kanë në kujdes dy gjyshërit, prindërit e Naim Murselit, dhe se ata s’kanë insistuar që t’i marrin meqë gjendja emocionale e familjarave është e rëndë.

“Me fëmijët kemi pasë kontakt. Shoqata sociale ka ardhur dhe ka qenë edhe te ata, që fëmijët janë mirë dhe mos keni merak për ta. Ata nuk kanë telefona që ne me komuniku me ta sepse janë të vegjël. Kujdesin e tyre e kanë gjyshja dhe gjyshi i tyre (prindërit e Naimit).

Kanë ardhur e na kanë pyet. Te ne është gjendja shumë katastrofale dhe fëmijët s’e kanë kuptu hala që nana ka vdekë dhe me ardhë te ne e kanë më të lehtë me e kuptu se çka është duke ndodhur. I kemi lënë te ata sepse janë edhe fëmijët e vëllait të Naimit dhe po e kalojnë kohën me ta pa e kuptu”, tha ai. Leonard Ademaj s’ka marrë pjesë në seancë në seancën dëgjimore ku kanë dalë tre të dyshuarit, përfshirë edhe Naim Murselin.

Avokatët të dyshuarve kanë dalur nga seanca që po mbahet ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve për vrajsen e Liridona Ademajt.

Njëri nga avokatët për medie ka thënë se kanë paraqitur pretendimet e tyre dhe se tash pritet vendimi i gjykatës.

“Në seancën dëgjimore, ne i paraqitem pretendimet tona, tash pritet vendimi”, ka thënë njëri nga avokatët.

Ndërsa mësohet se dy të dyshuarit, Granit Pllava dhe Kushtrim Kokalla janë mbrojtur në heshtje,