Është shtyrë për më 13 shtator Seanca për rastin “Titanik 3”, për shkak të mungesës së të pandehurit Ejup Alimi për shkak të obligimeve në Kuvendin republikan.
Kryetarja e Këshillit gjyqësor, Marija Kletniçka sqaroi se, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e ka njoftuar në kohë gjykatën se Alimi në cilësinë e deputetit dhe koordinatorit të BDI-së merr pjesë në punën e takimeve të rregullta koordinatave të cilat mbahen çdo të hënë. Megjithatë potencoi se për seancën e ardhshme gjyqësore, në të cilën janë përcaktuar të jepen fjalët përfundimtare, është e domosdoshme prania e të gjithë palëve dhe nëse dikush mungon, do të ndërmerren masa shtesë.
Në rastin “Titanik 3”, të Prokurorisë Publike Speciale të pandehur janë funksionarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri të cilët ngarkohen me akuzën se si anëtarë të Komisionit zgjedhor komunal në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor.