a shkon e rritet numri i futbollistëve që kanë thyer ligjin teksa luajnë apo kanë luajtur në klubet spanjolle.
Organet e drejtësisë në Spanjë vazhdojnë të kenë telashe me futbollistët.
Këtë radhë, në shënjestrën e tyre është vënë futbollisti kolumbian James Rodriguez, aktualisht i huazuar te Bayern Munchen nga Real Madridi.
Sipas të përditshmes spanjolle “El Mundo”, futbollisti i detyrohet institucioneve tatimore 11.6 miliionë euro.
Sipas organeve fiskale spanjolle, James Rodriguez mashtroi në vitin 2014 kur kaloi te Real Madridi, pasi u deklarua jo rezident në Spanjë, ndërkohë që shifra e fshehur nga e drejta e imazhit arrin në vlerën e 6.35 milionë eurove.
Duke përllogaritur edhe gjobën e interesin, shuma totale e evazionit të kryer është në masën e 11.6 milionë eurove, që përbën një nga shifrat më të rëndësishme që është fshehur nga një futbollist i Ligës Spanjolle.