Më 15 maj do të vazhdojë gjykimi për lëndën “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike për shkatërrimin e kompleksit banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.
Gjykatësi Osman Shabani e ka anuluar seancën gjyqësore për shkak të mungesës zyrtare të gjykatësit, Ognen Stavrev.
Për lëndën “TNT” në mesin e të akuzuarve janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, por edhe ish kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.
Sipas akuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kanë kryer vepër penale për shkak të urrejtjes politike me shkatërrimin e kompleksit “Kosmos”.