Tom Cruise i vendos vetes afat: Deri në këtë moshë do bëj filma

Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të bëjë filma deri në moshën 80-vjeçare. Këtë muaj do të dalë filmi më i ri i 61-vjeçarit, “Mission Impossible: Dead Reckoning”, dhe duket se nuk e ka në plan që të tërhiqet nga aktrimi.

Marketing

Ai se shpreson se do të vazhdojë të bëjë filma si ‘Mission: Impossible’ kur të jetë 80 vjeç. Kjo u tha nga ai teksa ishte duke festuar ditëlindjen.

“Pse? Sepse Harrison ende po prodhon filma të “Indiana Jones” në moshën 80-vjeçare dhe Tom mendon se ai është një legjendë. Ai i tha gazetës Sydney Morning Herald: Harrison Ford është një legjendë. Shpresoj që edhe unë të prodhoj filma në atë moshë, kam 20 vite kohë. Shpresoj të vazhdoj të bëj filma “Mission Impossibile” derisa të mbush moshën e tij”, tha ylli i kinematografisë.

Cruise njihet për marifetet e tij nëpër filma. Ai ngjitet në ndërtesa, hidhet nga avionët në lëvizje, muret e larta. Për filmin e tij të fundit, Mission Impossible: Dead Reckoning Part One, ai “fluturoi me shpejtësi” me një motoçikletë nga një shkëmb.

Marketing