Tosun i pafat, lëndohet dhe humbë Kampionatin Evropian

11:02 | 12 Prill 2021

Marketing

Cenk Tosun ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë Kampionatit Evropian.

Tosun i cili është rikthyer në Besiktas pas aventurës së keqe që pati tek Everton, ka pësuar një lëndim, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi turk është në huazim tek Besiktas që nga janari dhe ka bërë tre paraqitje duke shënuar tre gola.

Por tani, shpresat e tij për tu paraqitur në Kampionatin Evropian kanë përfunduar.

Sipas “Fotomaç”, Tosun është lënduar dhe do të mungojë nga gjashtë deri në tetë muaj./Lajmi.net/

Marketing