Tottenham mposht Arsenalin, rimerr kreun e tabelës

Tottenhami ka arkëtuar tri pikë në shtëpi ndaj rivalit lokal, Arsenal.

Marketing

Spurs dolën fitimtar në derbin londinez, që përfundoi me rezultat 2 – 0.

Heung-Min Son zhbllokoi shifrat me një supergol nga largësia (13′).

Për golin e dytë u përkujdes Harry Kane që pas asistimit të bukur nga Son, realizoi në portën e “Topçinjve” (45+1).

Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk i konkretizojë.

Me këtë fitore, Tottenhami rimerr kreun e tabelës me 24 pikë, derisa Arsenali renditët në pozitën e 15-të me 13 sosh.