Tottenham po e ndjek Liverpoolin, Bale e bën sefte pas rikthimit

Tottenham ka mposhtur Brightonin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Premierligës.

Marketing

Golin e parë në ndeshje e shënoi Harry Kane në minutën e 13-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Lamptey në minutën e 56-të të ndeshjes.

Golin e fitores për skuadrën e Mourinhos e realizoi Gareth Bale në minutën e 73-të.

Ky është edhe goli i parë i tij që nga rikthimi.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Liverpooli që është lider në Premierligë.