Tradhtoi burrin me 4 kolegë, policja amerikane përjashtohet nga puna bashkë me kolegët

26 vjeçarja Maegan Hall, u shkarkua nga detyra në policinë e La Vergne, Tennessee, SHBA, pas marrëdhënieve seksuale me të paktën katër kolegë policë në orarin dhe vendin e punës, teksa pretendonte se kishte një “martesë të hapur”.

Marketing

Bashkëshorti i saj 28 vjeçari Jedidiah Hall, roje parku natyror dhe bir pastori, thotë se kërkon të shpëtojë martesën e tij megjithatë zbulimet për skandalin e tradhtive të shumëfishta të gruas së tij.

Historitë seksuale në vendin e punës me kolegët sollën jo vetëm shkarkimin e protagonistes “tradhtare”, por dhe të partnerëve të saj seksuale si rreshteri Lewis Powell, oficeri Juan Lugo, rreshteri Ty McGowan dhe detektivit Seneca Shields, pas hetimit të brendshëm të policisë.