Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç

Pas shumë kërkimesh është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arrazi, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për trupin e nënës.

Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

Marketing

Dy ditë më parë është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, Erigea, ndërsa dje u gjet trupi i vajzës tjetër, Gresi. Së bashku me nënën Alma Arrazi, ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës nga bashkëshorti i Almës dhe babai i fëmijëve, Ergys Arrazi.

Ky i fundit është vënë në pranga, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre. Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit për gjetjen e trupit të nënës.

Marketing