Trajanov: Nuk votova për miratimin e propozimit francez

Lideri i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, sot nuk ka votuar për miratimin e propozimit francez.

Marketing

“Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë ku u diskutua për propozimin francez (Korniza negociuese), NUK votova për konkluzionet e propozuara nga LSDM dhe BDI. Nga foltorja urdhërova të votohen konkluzionet që i propozova, të cilat e obligojnë Qeverinë që të angazhohet në Kornizën Negociative që të përfshijë qëndrim për gjuhën maqedonase, të lërë jashtë çështjet bilaterale dhe temat historike, si dhe Protokollin”, ka shkruar Trajanov.