Trajneri i Frankfurtit: Po të më thoshte dikush se do të eliminonim Barçën, do mendoja se është i çmendur

Trajneri i Eintracht Frankfurt, Oliver Glasner gjatë intervistës pas fitores së madhe kundër Barcelonës ka thënë se është e pabesueshme se si luajtën lojtarët e tij mbrëmë, derisa i dha komplimente për paraqitjen e tyre, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Eintracht Frankfurt shkaktoj mbrëmë befasinë ndoshta më të bukur këtë edicion në Europa League, pasi që eliminoj Barcelonën nga ky kompeticion pas rezultatit të përgjithshëm 3-4.

Trajneri i Frankfurtit, Oliver Glasner është shprehur shumë i kënaqur me këtë sukses të klubit ndaj katalunasëve, derisa thotë se do ta mendonte të çmendur atë që do t’i thoshte se do të kalonin Barcelonën.

”Nëse dikush do të më kishte thënë pasi u eliminuam nga kupa në Manheim, se do të kalonim kundër Barcelonës disa muaj më vonë, do të kisha menduar se ai ishte i çmendur,” tha ai.

Në fund ai tregoj se në fund të sfidës e bënë pak emocionuese ndeshjen, ku në fitoren 2-3 në ‘Camp Nou’ dhjetë minutat e fundit të sfidës Sergio Busquets dhe Memphis Depay ngushtuan epërsinë për Barçën.

”Ishte e pabesueshme se si luajtën djemtë. Ishte e jashtëzakonshme për 85 minuta, ne e bëmë paksa emocionuese në fund, gjë që ishte e panevojshme. Nuk ka shumë skuadra që fitojnë këtu. Shumë komplimente për djemtë dhe tifozët tanë,” shtoi 47-vjeçari.

Frankfurt do të takohet në gjysmëfinale të Europa League me West Ham e cila mbrëmë eliminoj Lyonin pas rezultatit të përgjithshëm 1-4.