Transportonin drogë dhe armatim prej Maqedonisë në Greqi, arrestohen tre shtetas grek

Policia greke në Selanik dhe Kilkis arrestoi tre persona, shtetas grekë, anëtarë të një rrjeti kriminal që po transportonte armë dhe drogë nga Maqedonia e Veriut në Greqi. Janë sekuestruan 55,5 kilogramë kanabis të papërpunuar, pushkë automatike, mitraloz dhe 139 fishekë, ndërsa u identifikua edhe një anëtar tjetër, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Më specifikisht, siç kumtoi policia greke, anëtarë të panjohur të grupit sollën tre qese me kanabis dhe armë në Greqi nga Maqedonia e Veriut, të cilat ia dorëzuan njërit prej të arrestuarve, dhe ai, në rajonin më të gjerë të Kilkis, dorëzoi çantat dy të arrestuarve të tjerë.

Të arrestuarit u drejtuan me dy automjete për në Selanik për t’i dorëzuar çantat e tyre një personi të katërt i cili është identifikuar por nuk është arrestuar, por është ndaluar nga policia.

Të tre shtetasit grekë u akuzuan për importimin dhe transportimin e drogës dhe armëve dhe policia gjeti dhe sekuestroi 55,5 kilogram kanabis të papërpunuar, një pushkë automatike, një mitraloz, 139 fishekë, tre automjete, 3.350 euro dhe telefona celularë.

Të arrestuarit u sollën para prokurorit publik dhe hetimi vazhdon për të gjetur anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal.