Tre persona të plagosur rëndë nga sulmi në Gjermani

Tre persona janë plagosur rëndë nga një sulm me thikë në një tren me shpejtësi të lartë në Gjermaninë jugore. Të plagosurit janë të gjithë meshkuj të moshës, 26, 39 dhe 60 vjeç.

Marketing

Policia arrestoi sulmuesin e dyshuar, 27-vjeçarin sirian Abdalrahman A, menjëherë pas sulmit në trenin që udhëtonte midis qyteteve Regensburg dhe Nuremberg në Bavari.

Motivi i sulmit, i regjistruar rreth orës 09:00, mbetet i paqartë.

Dhjetëra pasagjerë u evakuuan.

Një grua i tha gazetës gjermane Bild se po qëndronte në korridor kur dëgjoi pasagjerët e tjerë duke bërtitur: “Ka një thikë! Të gjithë shkoni prapa!”

Treni u ndal në stacionin e Seubersdorf, afërsisht 70 km në jug të Nurembergut, ku agresori u arrestua.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, të arrestuarit i ishte dhënë statusi i refugjatit pasi kishte hyrë në Gjermani në vitin 2014 dhe vuante nga “probleme psikologjike”.

Sulmi vjen disa muaj pasi një emigrant somalez theri për vdekje me thikë tre gra në qytetin e Würzburg.

Sulme të ngjashme në vitet e fundit kanë thelluar ndarjet mes gjermanëve pasi disa nga autorët kishin mbërritur gjatë krizës së emigrantëve të vitit 2015, kur kancelarja Angela Merkel hapi dyert e vendit për rreth 900,000 azilkërkues.