Ballina Lajme Kosovë Tre të vdekur e 661 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë për...

Tre të vdekur e 661 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë për 13 ditë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se për 13 ditë në Kosovë nga Covid-19 kanë vdekur tre persona, kurse janë regjistruar 661 raste pozitive.

Marketing

Sipas IKSHPK-së, nga 661 rastet e raportuara gjatë kësaj periudhe kohore, rezulton se grup-mosha më e prekur janë: 50-59 vjeç me 119 raste dhe grup-mosha 20-29 vjeç me 116 raste, me moshë mesatare prej 49.3 vjeç.

Në njoftimin e IKSHPK-së, thuhet se vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes.

IKSHPK ka dhënë edhe disa rekomandime me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe parandalimin e infeksioneve.

Njoftimi i plotë:

Përditësim: COVID-19

Situata epidemiologjike në Kosovë në dy javët e fundit

Në dy javët e fundit (07.08.2024 – 20.08.2024) janë raportuar 661 raste pozitive dhe tre (3) raste të vdekjes me COVID-19

Nga 661 rastet e raportuara gjatë kësaj periudhe kohore, rezulton se grup-mosha më e prekur janë: 50-59 vjeç me 119 raste dhe grup-mosha 20-29 vjeç me 116 raste, me moshë mesatare prej 49.3 vjeç

Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm

Rekomandohet

Ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve

Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19

Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit

Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe

Të vaksinohet dhe ri-vaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç

Personat me shenja të sëmundjes të testohen

Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve, ndërsa trajtimi të bëhët sipas Udhërrëfyesit klinik për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të COVID-19.

Marketing
Exit mobile version