Tronditet Maqedonia: “Shkaktoni aksident rrugor që “shiptarite” të mos mbërrijnë të votojnë në Kërçovë” kishte propozuar Janakieski në 2013

Nga bisedat që sot lëshohen në dëgjim në seancën për manipulime zgjedhore në lëndën “Titanik”, ish ministri Mile Janakieski në ditën e zgjedhjeve më 24 mars 2013, një aktivisti të VMRO-DPMNE-së i thotë se duhet të shkaktojnë aksident në komunikacion që të bllokohet rruga, pasi që më parë Janakieski kishte kuptuar se në Aeroportin e Ohrit kishin ateruar dy aeroplan me udhëtarë shqiptar nga Zvicrra për të votuar në Kërçovë.

Marketing

Pas kësaj ish ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulloska i ka propozuar Janakieskit që të lajmërohet në aeroport dhe udhëtarët ti mbajnë deri ora 17:00 që mos të mbërrijnë për të votuar.

Ndryshe, në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Kate4rina Bekovska, Stanko Korunovsski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska