Trump lavdëron “suksesin e jashtëzakonshëm” në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e lavdëroi “suksesin e jashtëzakonshëm” në zgjedhjet për Kongres, që u mbajtën të martën.

Marketing

Rezulatet treguan se Partia e tij Republikane do të vazhdojë kontrollin në Senat, ndërsa Partia Demokrate do të udhëheqë me Dhomën e Përfaqësuesve.

Në këtë mënyrë, demokratët do të mund të pengojnë agjendën e presidentit, por ai, prapëseprapë, do të jetë në gjendje të marrë vendime të rëndësishme.

Trump tha se rezultati “e sfidoi historinë” pasi partia në pushtet zakonisht nuk fiton vende në zgjedhjet për Kongres.
Në një konferencë shtypi të mërkurën, Trump ofroi një degë të ullinjve për demokratët, duke propozuar që të dy palët të punojnë së bashku në prioritetet e përbashkëta legjislative.
Udhëheqësja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, premtoi se partia e saj do të shërbejë si një kundërpeshë ndaj Shtëpisë së Bardhë.

Marketing