Trump paralajmëron Kinën për mosmarrëveshjet tregtare

Mandatory Credit: Photo by Pablo Martinez Monsivais/AP/Shutterstock (10341901g) President Donald Trump points to a member of the media to speak before boarding Marine One helicopter on the South Lawn of the White House in Washington, for the short flight to nearby Andrews Air Force Base, Md Trump, Washington, USA - 19 Jul 2019

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën se bisedimet tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po shkonin mirë, megjithëse paralajmëroi se ai do të ishte “më i ashpër” në negociata, nëse diskutimet do të vazhdojnë deri në mandatin e tij të dytë.

Marketing

Ai nuk dha detaje në lidhje me negociatat, ose se si ato mund të bëhen më të ashpra.

Trump tha se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre tregtare, dhe ai i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 atëherë “zinxhiri i furnizimit i Kinës do të shkatërrohet dhe bizneset, vendet e punës dhe paratë do të zhduken”.

Trump, një republikan, ka përsëritur shpesh publikisht besimin e tij, se Pekini po përpiqet të ngadalësojë negociatat tregtare, me shpresën se një fitore nga një kandidat demokrat për president në vitin 2020, mund të çojë në kushte më të mira të marrëveshjes.

Uashingtoni filloi të vendosë tarifa prej 15 për qind për një sërë importesh kineze të dielën, ndërsa Kina filloi vendosjen e tarifave të reja në naftën e papërpunuar të SHBA-së.

Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-së ka trazuar tregjet botërore si dhe ka ngritur shqetësimet për ndonjë recesion të mundshëm të ekonomisë botërore.

Marketing