Para publikut dibran mbrëmë në skenë u ngjit Trupa e Teatrit të Gjirokastrës me komedinë bashkëkohore franceze e autorit Andre Roussin, e titulluar “Një krevat për tre”, me regji të realizuar nga Vasil Cuklla.
Kjo komedi, përmes humorit, tregoi përpjekjet e njeriut për të njohur veten dhe dëshirën e vazhdueshme për identitet. Vepra e interpretuar prej aktorëve profesionistë të Gjirokastrës tek publiku dibran, shkaktoi të qeshura pafund për rreth 2 orë.
Në natën e pestë në podiumin e Teatrit Shqiptar në Maqedoni do të ngjitet UShT i Tetovës i artit dramatik me “Ëndrra e shtatë studentëve”, bazuar te “Ëndrra e një natë vere” nga Viliam Shekspiri.