Trupi kuvendor për pajtim do përgatis ligjin e ri për amnisti

Jo qeveria, por komisioni kuvendor për pajtim për incidentet e 27 prillit, do të përgatisë ligjin e ri të amnistisë, mëson 1TV. Për shumicën parlamentare, ligji për amnisti i VMRO-DPMNE-së të cilin e dorëzuan në Parlament, është i papranueshëm, sepse kërkohet amnisti për të gjithë ata që morën pjesë në ngjarjet e 27 prillit.

Marketing

Të gjithë ata që nuk morën pjesë në dhunën e 27 prillit dhe nuk ishin pjesë e organizatorëve brenda, nuk kam asnjë problem me ta për të bërë pajtim. Mund të jetë Ligji për amnisti, vendim i Parlamentit në kuadër të kompetencave të tij – ka deklaruar Zaev në pyetjen nëse tre deputetët e përfshirë në dhunën e 27 prillit mund të lirohen nga përgjegjësia.