Tubimi i mbrëmshëm thirrje për bashkim drejt Evropës, tha Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka shkruar se tubimi i mbrëmshëm në Çair, ishte një thirrje për bashkim.

Marketing

“Faleminderit nga zemra Çair për mikëpritjen e ngrohtë vëllazërore!
Mu bë zemra mal t’ju shoh në numër aq të madh dhe të gatshëm për të ngadhënjyer në kauzën e rradhës përparimtare të integrimit tonë europian.

Tubimi i mbrëmshëm ishte thirrje e sinqertë për të gjithë që të bashkohen me ne drejt Europës, rrugë tjetër më të mirë e më të sigurt për ardhmërinë e vendit nuk ka!”, ka shkruar Ahmeti.