Turqi, mbi 27 milionë doza të administruara kundër virusit COVID-19

Sipas shifrave zyrtare, Turqia ka administruar mbi 27,6 milionë doza të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19) që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, mbi 27,62 doza janë administruar në të gjithë Turqinë, ndër të cilat mbi 11,82 milionë persona kanë marrë dozat e dyta.

Së fundmi, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 9.528 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në vend, përfshirë 846 pacientë simptomatikë. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 5,16 milionë.

Marketing

Numri i të vdekurve po ashtu është rritur në 45.840, me 214 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Numri i pacientëve që fituan betejën kundër koronavirusit është pothuajse 5 milionë, përfshirë 8.852 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.

Autoritetet shëndetësore turke deri më tani kanë kryer mbi 51,95 milionë teste të dyshuara për COVID-10, ndërsa vetëm ditën e fundit kanë kryer 218.846 teste.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.977.



.. .