ZYRTARE: Douglas Costa huazohet në Gremio

21:31 | 21 Maj 2021

Marketing

Douglas Costa ka një klub të ri.

Douglas Costa do të rikthehet në vendlindjen e tij në Brazil. Juventus ka njoftuar se sulmuesi ka arritur marrëveshje me Gremio, duke u larguar nga Bayern Munich, ku ishte i huazuar nga vera e vitit të kaluar, transmeton lajmi.net.

Costa do të vesh fanellën e ekipit nga Porto Allegre deri më 30 qershor, 2022.

Ai erdhi në Juventus në vitin 2017 nga Bayern Munich por nuk arriti të lë gjurmë në Torino duke u rikthyer përkohësisht në formë huazimi te skuadra bavareze prej ku karrierën do ta vazhdojë në Brazil. /Lajmi.net/