Dalja nga shinat e një treni në veriperëndim të Turqisë ka shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e mbi 70 të tjerëve.
Sipas mediave turke, aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu, të provincës Tekirdag.
Mësohet se vagonat e trenit kanë dalë nga shinat si pasojë e shiut. Por CNN turk ka raportuar se shkak për aksidentin është bërë një urë e shembur.
Treni kishte 360 persona në bord dhe po udhëtonte nga Kapikule në Stamboll.