Turqia ka një audio inçizim i cili tregon se Kashogi është vrarë

Autoritetet turke kanë një audio incizim i cili tregon se gazetari saudit Xhemal Kashogi është vrarë në Konsullatën saudite në Stamboll, ka deklaruar një burim turk i sigurisë.

Marketing

“Policia turke ka një audio incizim i cili tregon se Kashogi është vrarë në Konsullatën saudite”, ka deklaruar burimi pa dhënë më shumë detaje.

Ai shtoi se materialet dëshmuese për vrasjen e Kashogit janë dhënë në disa shtete midis të cilave shtetet edhe Arabia Saudite dhe SHBA-ja dhe theksoi se në vijim është etapa e grumbullimit të dëshmive konkrete në Konsullatë.

Ekipi i përbashkët turko-arab sot hyri në Konsullatën saudite në Stamboll për ta bastisur objektin, pothuajse dy javë pas zhdukjes së gazetarit saudit Xhamal Kashogi.

Ekipi në orët e pasdites arriti në Konsullatë, ndërsa ardhjen e tyre e kanë incizuar ekipet e gazetarëve të cilët janë në vendin e ngjarjes.

Tani për tani nuk dihet çfarë lloj bastisje do të zbatojnë.

Agjencitë botërore lajmërojnë se dhjetëra njerëz kanë hyrë në konsullatën saudite pasi u kumtua se ekipi i përbashkët turko-arab do të kryejë bastisje gjatë ditës.

Mbreti saudit Salman paraprakisht sot urdhëroi hetim për zhdukjen e Kashogit, i cili më 2 tetor hyri në Konsullatën saudite në Stamboll, pas çka iu humbën gjurmët.

“Mbreti i urdhëroi prokurorit publik të hapë hetim të brendshëm për lëndën Kashogi në bazë të informacioneve nga grupi i përbashkët i punës në Stamboll”, deklaroi personi zyrtar, i cili kërkoi anonimitet.

Delegacioni i Arabisë Saudite të premten arriti në Turqi. Ankaraja u pajtua të formojë grup të përbashkët të punës me Arabinë Saudite, me qëllim që të konfirmohen rrethanat e zhdukjes së gazetarit.

Kashogi, gazetar i cili punoi për “Uashington post” dhe ishte kritik ndaj Riadit, llogaritet i zhdukur pasi më 2 tetor hyri në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll për të marrë disa dokumente. Autoritetet turke druajnë se ai është vrarë nga shërbimi sekret i Arabisë Saudite, ndërsa Riadi e mohon një gjë të tillë