Turqia njoftoi sot planet e rishikuara për të hapur shkolla ku vetëm nxënësit e klasave të para do të kthehen në shkollë dy ditë në javë.
Vdekshmëria nga koronavirusi është më e larta që nga mesi i majit kur u vendos karantina në vend.
Ministri i Arsimit Ziya Selcuk njoftoi muajin e kaluar se shkollat, të mbyllura që nga maji, do të hapen më 21 shtator. Të martën, megjithatë, ai tha se vetëm fëmijët parashkollorë dhe nxënësit e klasave të para do të jenë në banka, dhe pjesa tjetër duke pasur parasysh vlerësimin e situatës në tre javët e ardhshme.
“Klasat do të zhvillohen në kombinim, në distancë dhe ballë për ballë. Fillestarët do të shkojnë në shkollë vetëm një ditë në “javën e rregullimit” dhe pastaj dy ditë pas kësaj. Prindërit që nuk duan të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë, mund të kërkojnë që fëmijët e tyre të qëndrojnë në klasa në internet”, tha ai.