Turqit djegin dollarët amerikanë

Javën e shkuar ndërkohë SHBA dyfishoi tarifat mbi Turqinë Janë të shumta videot që qarkullojnë në internet, teksa shihen shumë turq që djegin dollarët amerikan si një përgjigje ndaj apeleve të presidentit Reçep Tayip Erdogan për të braktisur dollarët dhe euron në mbrojtje të lirës turke dhe për të bojkotuar produktet elektronike amerikane Lira turke në fakt ka shënuar një rritje, pas vendimit të fundit për rritjen e tarifave mbi importet amerikane.

Marketing

Me një dekret, Reçep Tayyip Erdogan rriti tarifat mbi makinat në 120 për qind, pijet alkoolike në 140 për qind dhe duhanin në 60 për qind. Javën e shkuar ndërkohë SHBA dyfishoi tarifat mbi Turqinë për shkak të refuzimit të kësaj të fundit për të ekstraduar pastorin amerikan që mbahet nën arrest atje. Rritja e lirës turke me 3 për qind u ndihmua edhe nga masat e marra nga qeveria që kishin si qëllim ndalimin e spekulimeve me monedhën vendase.

Pavarësisht rritjes, lira turke ka humbur thuajse një të tretën e vlerës së saj kundrejt dollarit, që nga janari, duke rritur çmimet. Ndërsa shpjegonte tarifat e reja, zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay tha se rritja ishte një masë reciproke ndaj sulmit të qëllimshëm mbi ekonominë turke nga ana e administratës amerikane. Tarifat u rritën edhe për produktet kozmetike, orizin dhe qymyrin.