“TV NOVA” e Sead Koçan zyrtarisht shkon në falimentim

Televizioni Nova i të akuzuarit nga Prokuroria Publike Speciale, Sead Koçan, zyrtarisht do të shkojë në falimentim. Për drejtues gjatë falimentimit është emëruar Hristina Jonovska nga Shkupi.

Marketing

Kreditorët duhet që në afat prej 15 ditëve të paraqesin kërkesat drejtorit falimentues.

Ndërsa 43 të punësuar në TV Nova kanë ngritur procedurë falimentimi për shkak të shtatë pagave të papaguara.
Kurse kohës së fundit TV Nova përveç programit të vjetër filloi të emetojë edhe emisione, të cilat udhëhiqeshin nga persona të afërt të VMRO-DPMNE-së.

Marketing