Twitter bllokohet për përdoruesit rusë

Duke qenë se Rusia videot dhe imazhet dramatike të pushtimit të saj ndaj shtetit ukrainas i ka publikuar në rrjete sociale, kjo e shtyrë rrjetin social ”Twitter”, që të bllokojë dhe qasjen e përdoruesve rus.

Marketing

Kështu ka bërë të ditur kompania e lidhjes së internetit NetBlocks, ku thuhet se shërbimet filluan të ndërpriten të shtunën në mëngjes në shumë ofrues.

Autoritetet ruse dhe platformat e mediave sociale janë përplasur për rregullat e platformës në lidhje me konfliktin me Ukrainën.

”Kufizimi i Twitter nga Rusia do të kufizojë ndjeshëm rrjedhën e lirë të informacionit në një kohë krize kur publiku ka më shumë nevojë të qëndrojë i informuar”, tha drejtori i NetBlocks, Alp Toker.