Gjendja e Madonnas ishte aq e rëndë sa të afërmit e saj po përgatiteshin për më të keqen, ka thënë një anëtar i familjes për DailyMail.
64-vjeçarja u gjet pa ndjenja në New York të shtunën dhe u dërgua me shpejtësi në spital ku thuhet se u intubua gjatë natës.
Të mërkurën, menaxheri i saj Guy Oseary njoftoi se ajo vuante nga një ‘infeksion serioz bakterial’ dhe se i duhej kohë për t’u rikuperuar kështu që po shtynte turneun e saj, që ishte planifikuar të fillonte më 15 korrik në Vankuver të Kanadasë.
I afërmi i këngëtares së lindur në Michigan tha për DailyMail se ata kaluan disa ditë traumatike dhe ishin të pasigurt nëse ajo do t’ia dilte mbanë.
Anëtari i familjes tha se kolapsi tronditës ishte një thirrje zgjimi për Madonnan, e cila beson se është ‘e pathyeshme’ dhe e ka shtyrë veten jashtëzakonisht shumë për t’u përgatitur për turneun.
“Të gjithë besuan se ne mund ta humbim atë dhe ky ka qenë realiteti i situatës”, tha familjari i yllit të popit.
Madonna është nënë e gjashtë fëmijëve: Lourdes, 26 vjeçe; Rocco, 22 vjeç; David, 17; Mercy, 17; dhe binjaket 10-vjeçarë Stella dhe Estere.
Burimi i familjes tha për DailyMail se shtrimi i saj i papritur në spital i bashkoi familjarët me njëri-tjetrin.
Ndërkohë një tjetër burim nga spitali, tha për tabloidin britanik të lartpërmendur konfirmoi se këngëtarja tani është ‘jashtë spitalit dhe po e merr veten’.