Vriten me armë zjarri dy persona në Dukagjin, para ekzekutimit autorët u dogjën shtëpinë

Dy persona janë vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Dukagjin. Mësohet se viktimat janë Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir.

Marketing

Mbrëmjen e kaluar viktimave persona te paidentifikuar i kane djegur shtepine ne fshatin Bruçaj te njesise Pult ne Dukagjin.

Gjate dites se sotme kane shkuar per te pare banesen e djegur dhe aty persona te paidentifikuar i kane qelluar duke i lene te vdekur ne vend.

Policia vendore e Shkodres eshte nisur drejt vendngjarjes ndersa eshte e paqarte perse ka ndodhur kjo ngjarje e rende.