Ka ndërruar jetë në spital pasi ishte diagnostikuar me Covid-19, burri i konsideruar si “babai i bombës bërthamore të Pakistanit”.
Dr Abdul Qadeer Khan, u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare.
Dr Khan u përshëndet si një hero kombëtar për transformimin e vendit të tij në fuqinë e parë bërthamore islame në botë.
Por ai ishte gjithashtu një famëkeq për kontrabandën e sekreteve bërthamore në shtete, përfshirë Korenë e Veriut dhe Iranin.
Kryeministri Imran Khan tha se Pakistani kishte humbur një “ikonë kombëtare”.
“Ai ishte një njeri i dashur nga kombi ynë për shkak të kontributit të tij kritik për të na bërë një shtet me armë bërthamore,” shkroi kryeministri në Twitter.
I njohur si Khan, shkencëtari ishte i rëndësishëm në ngritjen e uzinës së parë të pasurimit bërthamor të Pakistanit në Kahuta pranë Islamabadit.
Dhe deri në vitin 1998, vendi kishte kryer testet e para bërthamore.
Puna e Dr Khan ndihmoi në vulosjen e vendit të Pakistanit si fuqia e shtatë bërthamore në botë dhe prej kësaj ndezi gëzimin kombëtar.
Por ai u arrestua në vitin 2004 për ndarjen e paligjshme të teknologjisë bërthamore me Iranin, Libinë dhe Korenë e Veriut.
Faktet se ai i përcolli sekretet bërthamore vendeve të tjera tronditi Pakistanin.
Në një fjalim televiziv, Dr Khan ofroi “keqardhjet e tij më të thella dhe faljet e pakualifikuara”.
Dr Khan u fal nga presidenti i atëhershëm i Pakistanit, Pervez Musharraf, por ai u mbajt në arrest shtëpie deri në vitin 2009.
Butësia e trajtimit të tij zemëroi shumë në Perëndim, ku ai u quajt “përhapësi më i madh bërthamor i të gjitha kohërave”./OraNews/