U promovua “Rekomandimet për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”

????????????????????????????????????

Para një auditori të zgjedhur, sot në hapësirën e Institutit të Trashëgimisë
Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u promovua botimi “Rekomandimet për
mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin”, i realizuar nga Instituti në gjuhën
shqipe, maqedonase, turke dhe serbe.

Marketing

Në fillim të pranishmit i përshëndeti drejtori i Institutit, Dr. Skender Asani, i cili, mes tjerash, tha: “Tashmë edhe Departamenti për Edukimin dhe Hulumtimin e Holokaustit ka marrë rrugë të mbarë dhe, aq më shumë, që traditën e vet botuese po e fillon me këtë ciceron të studimeve mbi Holokaustin. Aq më shumë jam i kënaqur që këtu para nesh e kemi ministrin e Arsimit, i cili e ka mbështetur këtë projekt dhe, pos kësaj, ka shprehur gatishmëri të ndihmojë që mësimi mbi Holokaustin të përfshihet edhe në shkollat e vendit tonë. Dhe, kur kësaj ia shtojmë faktin se kjo po bëhet me nismën e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që jam në krye të një institucioni, që ka përfshirë një spektër kaq të gjerë të temave dhe fushave”.

Pas tij, përmes një video-lidhjeje, në këtë promovim fjalë rasti pati edhe Kryeministri i
Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili e vlerësoi lart botimin e
“Rekomandimeve për mësimdhënien dhe mësimnxënien mbi Holokaustin” dhe e theksoi se
“Realizimi i këtij projekti në kohë rekorde dhe me kaq cilësi flet për seriozitetin e punës së
këtij Instituti”.

Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i
cili theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka mbështetur realizimin e këtij projekti
dhe, përveç kësaj, ka shprehur gatishmëri që këto rekomandime të jenë të pranishme edhe në shkollat tona.

Si koordinator nacional në Aleancën Ndërkombëtare për Kujtimin e Holokaustit (IHRA) nga
Maqedonia, po ashtu përmes një video-lidhjeje, të pranishmëve iu drejtua edhe Ambasadori Jovan Tegovski, i cili vuri theksin në botimin e rëndësishëm dhe në punën e suksesshme të Institutit.

Pas tij, fjalë rasti, po ashtu përmes video-lidhjes, pati edhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Shkup, Dan Orian. Duke e vlerësuar këtë botim, ai e përmendi edhe punën e madhe që e bën Instituti dhe Departamenti për Edukimin dhe Hulumtimin e Holokaustit.

Përveç personaliteteve zyrtare, në lidhje me këtë botim fjalë rasti patën edhe ekipi që e ka
realizuar këtë botim: Dr. Igor Jurukov nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, si dhe Dr.
Zeqirija Ibrahimi, Dr. Teuta Agai Demjaha dhe Maja Susha, të gjithë hulumtues në
ITSHKSH, të cilët u ndalën në vlerësimin e specifikave të përkthimeve dhe redaktimeve të
realizuara.

????????????????????????????????????
Marketing