Udhëtarët serbë kundërshtojnë aterimin në Prishtinë të aeroplanit që s’mundi të ulej në Beograd

Gazetari kroat, Zoran Kusovac, ka shkruar për një fluturim të kompanisë Eurowings nga Dyseldorfi për në Beograd, e që për shkak të motit të keq aeroplani s’kishte mundur të ulej në kryeqytetin serb.

Marketing

Ai ka treguar se më pas aeroplani ishte drejtuar për në Prishtinë, ndërkohë që pasagjerët, në masë të madhe serbë, kishin reaguar ashpër duke paralajmëruar edhe trazira brenda aeroplanit.

Duke parë një situatë të tillë, aeroplani më pas kishte marrë drejtimin për në Budapest.