UEFA: Ndeshja Maqedoni – Kosovë luhet në Shkup

Tashmë është zyrtare, gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve në Ligën D mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup.

Marketing

Është UEFA që ka konfimuar stadiumin e Shkupit si vendin ku do të luhet ndeshja e Kosovës.

Ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luhet më 26 mars.

Fituesi i këtij takimi do të takohet me fituesin e takimit tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

Në fund, kampioni i Ligës D siguron një vend në Kampionatin Evropian që në vitin 2020 organizohet në 12 shtete.