ë gjithë të punësuarit e rinj që kanë realizuar kontratë pune me Ministrinë e brendshme do pajisen me uniforma të reja në kuadër të projektit “Polici e përgatitur, qytetarë të sigurt”, deklaroi Ministri i brendshëm Oliver Spasovski në takimin që realizoi në sektorin për punë të brendshme Shkup. Megjithatë furnizimi nuk vlen për të gjithë nëpunësit policor, shumica e të cilëve nuk kanë marrë uniforma të reja për më shumë se dhjetë vite.
Ministri shtoi se në të ardhmen do sigurohen uniforma për gjithë zyrtarët policor dhe se për momentin po rrjedh procedura për sigurimin e uniformave edhe në dy njësi tjera të policisë. Ai shtoi se do sigurohen edhe pajisjet sportive të cilat nuk janë siguruar prej më shumë se 12 vite.
Bëhet fjalë për sigurimin e uniformave të kompletuara për 1200 zyrtarë të policisë të cilat janë dorëzuar dhe shpërndarë nëpër të gjithë sektorët për punë të brendshme dhe të gjithë policët e rinj që kanë realizuar marrëveshje pune në polici e kanë marrë këtë uniformë. 00:42-49 Në periudhën e ardhshme presim që të arrijë edhe pjesa tjetër e uniformave për të gjithë pjesëtarët e policisë- deklaroi Oliver Spasovski.
Pëveç mungesës së uniformave, institucionet e rendit me vite përballen edhe me kushte të vështira në stacionet policore. I pyetur për gjendjen e tyre, Ministri Spasovski tha se deri tani janë rikonstruuar 7 stacione dhe se do vijojnë me përcaktimin e stacioneve të cilët kanë nevojë për rinovim.
Vitin e kaluar në vitin 2017 filluam me rikonstruimin e stacioneve policore. Në atë periudhë kemi riparuar 7 stacione policore. 03:52-04:02 Këtë vit vazhdojmë me rikonstruim, kemi mjete dikund rreth 1 milionë euro nga buxheti të ndara për rikonstruim të stacioneve policore- shtoi ai.
Ministri Spasovski po ashtu njoftoi se kanë arritur kompromis me Sindikatën e policisë që nga 1 dhjetori të rriten pagat për zyrtarët policor, pikët e të cilëve nuk janë rritur që nga viti 1992.